Përshëndetje dhe jeni të mirëpritur për tu stërvitur në Natyrë.
Une quhem Denis Kadri Nuriu lindur dhe banues në Tiranë, më 13/07/1979.
I martuar me Jonida Nuriu në 2008 ku falë kësaj dashurie kemi dy femijë Katian dhe Keltin.Ndërsa dashuria ime e dytë është sporti edhe pse me të jam lidhur më herët.Unë vij nga një familje me tradita dhe rezultate të larta në Sportin Shqiptar dhe pikërisht në atë të mundjes Greko-Romake, ku dhe im atë ka qenë kampion kombëtar për 13 vite me rradhë.
 
Qysh prej vitit 1990, kam qenë pjesë e pandarë e sportit duke qenë kampion dhe anëtar i Ekipit Kombëtar të Mundjes Greko-Romake për shumë vite me rradhë. Me industrinë e fitnessit jam lidhur në vitin 2000, ku gjatë gjithë kësaj kohe kam patur mundësinë për të punuar dhe për tu trajnuar në disa nga kompanitë më të mëdha të fitnessit në botë.  
 
Vlen për tu theksuar se gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar me shumë njerëz për të arritur qëllimet e tyre në palestër dhe natyrë, duke i ndihmuar ata të bëjnë një jetë të shëndetshme dhe të lumtur, duke qenë më të fortë dhe më aktivë. Unë sinqerisht marr një kënaqësisë të madhe nga puna, kur shoh këta njerëz që arrijnë qëllimet dhe potencialin e tyre të vërtetë.
 

Këtu është pak nga jeta ime aktive sportive:

·         1987 - 1993 Sportist në atletikë me Klubin "17 Nëntori" 

·         1994 - 2008 Sportist në mundje Greko-Romake, me klubet "Dinamo" dhe "Studenti". 

·         1998 - 2002 Kam kryer Akademinë e Edukimit Fizik dhe Sporteve “Vojo KushiTiranë.

·         1999 Kualifikim si zhytës ndërkombëtar dhe liçensohem nga CMAS, Kemer Turqi.

·         2000 - 2005 Trajner i ekipit të mundjes greko-romake, “Dinamo”.

·         2000 - 2007 Kam punuar në palestrën time “Arena Fitness” si menaxher dhe instruktor.

·         2000 - 2015 jam anëtar i KOKSH ku marr pjese rregullisht në konferenca dhe seminare.

·         2001 Specializuar per Fizio-Kinezo-Masazho-Terapi, AEFS Vojo KushiTiranë.   

·         2002 Pjesëmarrës në European Association for Sport Management, Jyvaskyla Finlandë.

·         2003 Kualifikim si trajner, Luckenwalde Gjermani.

·         2005 Marr titullin Mjeshtër Sporti.

·         2005 Pjesëmarrës në European Association for Sport Management, Newcastle Angli.

·         2006 Pjesëmarrës në World Fitness Congress, Melbourne Australi.

·         2008 Kualifikim si trainer në World Leader in Fitness Education, Toronto Kanada

·         2010 - 2013 Kam qenë përfaquesi i Shqipërisë të pajisjeve të Fitnessit Panatta Sport, Itali.

·         2012 - 2014 Kam punuar tek Fitness Bulls, Tiranë.

·         2014 Pjesëmarrës në Exercise & Sports Science Conference, Adelaide Australi.

·         2015 Kam kryer Sports First Aid Course, Melbourne Australi.

Stervitje ne shtepi

Nëse nuk keni kohë të vini në natyrë,  ne ju sjellim, palestrën në shtepinë tuaj ! Ka shumë arsye për tu ushtruar në shtëpi me trajner personal,  per cdo lloj niveli stervitor, moshe
 

Traineri

foto2Une quhem Denis Kadri Nuriu lindur dhe banues në Tiranë, më 13/07/1979.

Lexo me shume ...

Kontaktet

Na kontaktoni:

Phone +355692391257
email info@fitnatyra.al
web www.fitnatyra.al

Kontakto me ne...

© 2018 Fit Natyra
Created by Click Solutions Albania